TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Qershor 2023, 10:44

Tensionet në veri/ Vuçiç bën “të pafajshmin”, akuza misionit të EULEX: Ata janë gënjeshtarë, Kurti ka mbështetjen e Perëndimit!

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në veri/ Vuçiç bën “të
Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ka hedhur një sërë kritikash ndaj Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) të cilët i quajti “gënjeshtarë”. Vuçiç teksa "viktimizohej", tha se EULEX dëshiron dëbimin e serbëve.

EULEX na thotë ‘po e vëzhgojmë nga afër’. Ju gënjeshtarë, e vetmja gjë që ju doni të ‘vëzhgoni nga afër’ është dëbimi i serbëve”, ka thënë ai.

Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka krijuar një situatë kriminale ku keqtrajtohen qytetarët serbë. Madje sipas tij kjo strategji e Kurtit po mbështetet nga disa vende të Perëndimit. 

Kurti ka krijuar një situatë kriminale ku keqtrajton të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb. Mendoja se po e bënte vetëm, por tani e di që e ka mbështetjen e disa vendeve perëndimore”, ka thënë mes tjerash ai.

Vuçiç poa ashtu ka folur rreth ngarjes së dyshimtë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Zveçan ku u raportua se 2 të rinj serb janë dhunuar nga policia e Kosovës. 

Vuçiç deklaroi se nuk do të marrë pjesë në takimin me kryeministri e Kosovës, Albin Kurti, që është thirrur nga Brukseli.

Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiçin në një takim që është thënë se do të mbahet javën e ardshme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në takimin e Brukselit. Ai të shtunën, më 17 qershor, deklaroi për mediat në Prishtinë, se ekipi i tij do t’i përgjigjet ftesës së Borrellit në fillim të javës së ardhshme.

presidenti serb aleksandër vuçiç tensionet në veri

Lini një Përgjigje