TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Prill 2026, 08:16

Humbja e Orban, reagon Soros: Rusët shkojnë në shtëpi, refuzim ndaj korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti
Humbja e Orban, reagon Soros: Rusët shkojnë në shtëpi,
Alex dhe George Soros

Alex Soros ka reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Hungari, ku Viktor Orban, pas 16 vitesh në pushtet, pësoi një humbje shokuese.

Orban ishte pozicionuar si një prej kundërshtarëve më të fortë të George Soros, madje duke nxjerrë jashtë Hungarisë, çdo fondacion apo projekt të financuar nga Fondacioni që financohet nga multimiliarderi.

“Populli i Hungarisë e ka rimarrë vendin e tij! Një refuzim i fuqishëm i korrupsionit të rrënjosur dhe ndërhyrjes së huaj. Rusët shkojnë në shtëpi! Hungarezët kthehen në shtëpi!”, shkruan Alex Soros në dy postime në “X”, pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, dhe pranimit të humbjes nga Orban.

Ky i fundit humbi zgjedhjet përballë rivalit Peter Magyar, dikur një prej zyrtarëve të pushtetit të Orban, por që 4 vite më parë u nda nga FIDESZ, për të krijuar partinë e tij, TISZA, që brenda 4 vitesh arriti një fitore historike në Hungari.

soros orban hungari

1 Komente

  1. L
    Li

    Po e ka rimarre qe te sillni prap shoqerine e degraduar te hapur se keto doni ju nje popull pa identitet

    Lini një Përgjigje