TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Prill 2026, 07:58

Pse humbi zgjedhjet Viktor Orban?

Shkruar nga Pamfleti

Pse humbi zgjedhjet Viktor Orban?

Fitorja e opozitës në Hungari sjell mësime politike dhe sinjale paralajmëruese

Fitorja befasuese e opozitës në Hungari dhe humbja historike e kryeministrit Viktor Orban dhe partisë së tij Fidesz ofrojnë mësime të rëndësishme politike.

Pavarësisht se kishte krijuar një avantazh të madh në sistemin zgjedhor, përmes manipulimit të zonave elektorale, përdorimit të gjerë të burimeve shtetërore për qëllime partiake, dominimit pothuajse total të mediave, përdorimit të videove të manipuluara dhe pretendimeve për blerje votash, Fidesz pësoi një disfatë të thellë në zgjedhje.

Orban pranoi humbjen dhe përgëzoi kundërshtarin e tij, liderin e Partisë Tisza, Peter Magyar, duke u zotuar se do t’i shërbejë vendit nga opozita. Pjesëmarrja në votime ishte më e larta në zgjedhjet parlamentare që nga rënia e komunizmit në vitin 1989.

Pas 16 vitesh në pushtet, disa faktorë shpjegojnë këtë përmbysje. Në raste të tilla, rrëzimi i një partie dominuese lidhet zakonisht me gabimet e akumuluara të qeverisjes ose me aftësinë e opozitës për t’u organizuar. Në Hungari, të dyja këto elemente kanë qenë të pranishme.

Fidesz hyri në zgjedhje me tre dobësi kryesore.

Së pari, performanca ekonomike ishte e dobët. Vitet e keqmenaxhimit fiskal, ekonomia e kapur nga interesa të caktuara dhe dobësimi i shtetit ligjor e lanë vendin me rritje minimale ekonomike, rreth 0.5 për qind vitin e kaluar. Kjo u shoqërua me një rritje të fortë të inflacionit në vitet 2022 dhe 2023, që arriti deri në 25 për qind, niveli më i lartë në Bashkimin Evropian në atë kohë.

Së dyti, menaxhimi i shërbimeve publike u vlerësua negativisht. Sistemi shëndetësor shtetëror, nga i cili varen shumica e qytetarëve, përballet me infrastrukturë të dobët, mungesë të vazhdueshme mjekësh dhe infermierësh, shumë prej të cilëve kanë emigruar drejt vendeve të tjera të BE-së, dhe kohë të gjata pritjeje. Hungaria ka gjithashtu një nga jetëgjatësitë më të ulëta në BE, më shumë se katër vjet nën mesataren.

Së treti, korrupsioni është përhapur shumë. Sipas Transparency International, Hungaria renditet ndër vendet më të korruptuara në BE. Raportet investigative për keqpërdorimin e fondeve publike nga zyrtarë dhe familjarë të tyre, përfshirë pretendime që lidhen me babanë dhe dhëndrin e Orbanit, u bënë gjithnjë e më të vështira për t’u mohuar.

Këto probleme krijuan një situatë stanjacioni ekonomik dhe një ndjenjë pesimizmi në shoqëri. Stabiliteti që Fidesz kishte ofruar më parë u shndërrua në mungesë progresi.

Në mungesë të rezultateve konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve, fushata e Fidesz u mbështet kryesisht në mesazhe frike, shpesh të lidhura me teori konspirative për Ukrainën. Pretendime për kërcënime ushtarake nga Ukraina apo financime të opozitës, duke zëvendësuar ofertat konkrete politike.

Nga ana tjetër, opozita e udhëhequr nga Peter Magyar arriti të ndryshojë strategjinë. Ai shmangu përplasjet ideologjike për tema si emigracioni dhe të drejtat LGBTQ dhe u fokusua në një mesazh pozitiv. Ai paraqiti patriotizmin si një ide gjithëpërfshirëse dhe të orientuar drejt së ardhmes, duke sfiduar Fidesz në një terren ku tradicionalisht dominonte.

Magyar gjithashtu theksoi vazhdimisht korrupsionin dhe lidhjen e tij me problemet konkrete të qeverisjes. Ai zgjeroi fushatën përtej elektoratit urban, duke vizituar qytete të vogla dhe zona rurale, madje organizoi edhe një marshim disa-ditor drejt Rumanisë për të kontaktuar hungarezët etnikë që jetojnë atje.

Një element tjetër kyç ishte përdorimi i rrjeteve sociale. Duke qenë i përjashtuar nga mediat tradicionale, ai përdori platforma si Facebook dhe Instagram për të komunikuar drejtpërdrejt me votuesit. Mesazhet e tij rezultuan më të thjeshta dhe më efektive, ndërsa ai arriti të neutralizojë paraprakisht sulmet e kundërshtarëve.

Një intervistë e hershme video, ku ai shpjegoi largimin nga Fidesz dhe kritikoi qeverinë, u ndoq nga më shumë se 2.5 milionë persona në një vend me më pak se 10 milionë banorë.

Analiza e ForeignPolicy, vëren se kjo përmbysje u nënvlerësua nga shumë vëzhgues ndërkombëtarë. Duke pasur parasysh lidhjet politike midis Hungarisë dhe Shteteve të Bashkuara, veçanërisht mbështetjen e Donald Trump për Orbanin, rezultati ka implikime më të gjera.

Gjatë fushatës, Trump shprehu mbështetje të plotë për Orbanin, ndërsa edhe figura të tjera politike amerikane vizituan Budapestin për të forcuar fushatën e Fidesz.

Sipas analizës, rezultati në Hungari tregon kufijtë e strategjive politike të bazuara në përçarje ideologjike dhe retorikë konflikti. Votuesit kërkojnë përmirësime konkrete në jetën e tyre dhe reagojnë negativisht ndaj korrupsionit.

Në të njëjtën kohë, opozita mund të jetë efektive duke sfiduar kundërshtarët në tema si patriotizmi, duke u zgjeruar përtej bazës tradicionale dhe duke u fokusuar në çështje praktike si korrupsioni dhe shërbimet publike.

Sipas analizës së FP, një lëvizje politike e konsoliduar mund të humbasë mbështetjen kur dështimet në qeverisje kombinohen me një opozitë më të organizuar dhe më të besueshme. /Përshtati Pamfleti/

 

orban hungari zgjedhje

3 Komente

  1. T
    Tony

    Jo, jo, se ky koke derr per pace, fluturoi me pras ne bythe si ai i Washingtonit e langove te vet qe nga Izraeli e deri ne Shqiper e kujtoi se do te jete i pavdekshem si, Aleksandri Madh, Julius Caesar, Napoleon, Adolph Hitler, Stalin, Trump e co., qe kujtuan se do te jete te pavdekshem. Po, do te jene te pavdekshem si felliqesirat e kriminelet me te ndyre te njerezimit. Nuk e permenda ate emrin e qenit cifut Izrateli Anatuahu se ndyej vehten.

    1. U
      Usa

      Po normal qe pas 16 vitesh jumben zgjedhjet. Vetem Rama sa me shume qeveris aq me shume fiton. Orban eshte zgjedhur gjithmone me vote te lire e te ndershme. Pas 16 bitesh sigurisht pushteti te konsumon. Vetem Edi Rama sa me gjate qeveris aq me shume fiton. Ne Hungari lufta ishte brenda se djathtes. Te majten hungarezet e kane perzene. Nga ana tjeter gjithe lideret e BE luftuan kunder Orban. Mbeshtetja e Trump u kthye ne bumerang. Per Hungarine ishte nje rotacion normal. Paradoksi eshte qe ata lidere e teknokrate te BE, qe luftuan Orban, mbeshtesin nje hajdut ordiner si Rama qe pas 2013 nuk lejon me zgjedhje te lira ne Shqiperi. Kjo eshte fatale per ne. Nga ana tjeter, Hungarezet jane komb me identitet, civilizim e dinjitet. E kane provuar shpesh ne histori. Sfiduan edhe Bashkimin Sovjetik. E ndeshkuan ashper te majten qe nuk hyn ne parlament dhe lufta eshte brenda se djathes. Kurse ne shqiptaret kemi krize identiteti dhe mungese respekti ndaj vetes. Asnjehere nuk e kemi ndeshkuar te keqen. Ne kete degradim na ndihmuan edhe "miqte tane" nga Perendimi, qe mbeshtesin nje hajdut ordiner qe u jep cfare te duan, mjaft qe ta mbajne ne pushtet

      1. T
        Tony

        Aq i dhjere ne breke eshte ky hajdut kopuk Kremlinit sa e pranoi si lavire plake humbjen duke u frikesuar qe do perfundoje si Caushesku. Megjithate edhe ky duhet te perfundoje si Caushesku, qe t'i therrasi mendjes gjithe kallepi i tij si, Trap, Putani e company. Ah, poo, ne Shqiperi jane me dhjetra qe te shkojne ne boten tjeter si Caushesku.

        Lini një Përgjigje