TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Qershor 2023, 20:08

Horror në Greqi! Gjendet në një qese trupi i një gruaje, dyshohet se i përket një 27-vjeçareje polake

Shkruar nga Pamfleti

Horror në Greqi! Gjendet në një qese trupi i një gruaje,

Trupi i një gruaje të pajetë është gjetur në zonë në Alikës në Greqi. Autoritetet greke dyshojnë se trupi i pajetë i përket 27-vjeçares e cila u raportua e zhdukur.

Sipas informacioneve trupi i 27-vjeçares nga Polonia u gjet nga një person. Trupi u gjet në një pemë e mbështjellë me qesë dhe e mbuluar me disa degë.

Zona ku është gjetur ishte rreth 1 km nga shtëpia e një 32-vjeçari nga Bangladeshi. Ndërkohë pritet identifikimi nga partneri i vajzës polake.

Mediat greke thonë se hetimet për të 32-vjeçarit nga Bangladeshi kanë përfshirë edhe shokun  e tij, ky i fundin një pakistanez.

Zhdukja e 27-vjeçares u denoncua në polici nga partneri i saj javën e kaluar.

Lini një Përgjigje