
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Ukrainës, se ‘rusët po vriten’. Peskov ka kërcënuar të gjithë politikanët ukrainas të cilët lëshojnë deklarata kërcënuese ndaj rusëve. Ai tha se përgjigja do të jetë e ashpër dhe se Rusia nuk do të ndalet se luftuari kundër armiqve të saj.
“Rusët por vriten, kështu thonë armiqtë tanë dhe ne duhet të luftojmë kundër tyre. Rusët nuk duhet të kërcënohen,” tha Peskov, duke komentuar deklaratat e këshilltarit të presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, dhe zyrtarëve të tjerë ukrainas.
Më tej ai shtoi se plani Kievit është të shkatërrojë rusët, por sipas tij Ukraina nuk do t’ia dalë dhe Moska do të triumfojë në fund.
Retorika kërcënuese e Rusisë ka nisur të përdoret sërish që nga nisja e kundërofensivës ukrainase e cila po jep rezultatet e para. Trupat e Kievit kanë parë disa përparime në rajonet e Doneskut dhe Zapoirizhzhias.
Lini një Përgjigje