
Kryeministri holandez, Dick Schoof, tha se vendi i tij mbështet propozimin e Bashkimit Evropian për të pezulluar pjesërisht aksesin e Izraelit në fondin e kërkimit dhe inovacionit Horizon Europe.
Ai shprehu qëndrimin e qeverisë së tij se palestinezëve në Gaza duhet t'u jepet qasje e menjëhershme dhe e sigurt në ndihmë humanitare.
“Nëse BE-ja vendos nesër se Izraeli nuk është në përputhje me marrëveshjet përkatëse për këtë, Holanda mbështet planin për të pezulluar pjesëmarrjen e Izraelit në programin kërkimor të BE-së Horizon. Nëse kjo vërtetohet, nesër në Bruksel Holanda do të kërkojë gjithashtu masa të mëtejshme evropiane, për shembull në fushën e tregtisë”, shkroi ai në X.
Schoof shtoi se Holanda po shqyrton gjithashtu marrjen e masave për të “rritur presionin” dhe se e informoi Presidentin Izraelit Isaac Herzog për këtë. Ai gjithashtu i bëri thirrje Hamasit të bashkëpunojë plotësisht për t'u siguruar që njerëzve në Gaza t'u jepet qasje në ndihmë.
Lini një Përgjigje