TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Tetor 2025, 11:28

Historike, një grua emërohet si Kryepeshkope e Kishës së Anglisë

Shkruar nga Pamfleti

Historike, një grua emërohet si Kryepeshkope e Kishës së

Dama Sarah Mullally është emëruar Kryepeshkopja e re e Canterbury-t, duke u bërë gruaja e parë që mban postin më të lartë në Kishën e Anglisë.

Mullally, 63 vjeçe, ka shërbyer si Peshkope e Londrës për 7 vite me radhë. Përpara rrugëtimit të saj kishtar, ajo ka qenë infermiere dhe më pas është përfshirë në shërbesën kishtare, duke u ngjitur gradualisht në hierarkinë e Kishës.

Ky emërim shënon një kthesë të madhe historike, pasi gratë janë bërë të pranueshme si peshkopë vetëm nga viti 2014, rreth 20 vite pasi iu lejua për herë të parë të shuguroheshin si priftëresha.

Posti i Kryepeshkopit të Canterbury-t kishte mbetur bosh për gati një vit, pas dorëheqjes së Justin Ëelby-t, i cili u largua mes kritikave për mosraportimin e një abuzuesi të fëmijëve brenda Kishës.

Lini një Përgjigje