TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Tetor 2025, 10:12

Gaza po digjet: Izraeli rrënon qytetin, protestat pushtojnë Europën

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net
Gaza po digjet: Izraeli rrënon qytetin, protestat pushtojnë
Gaza /

Me "robotë vdekjeje" dhe paralajmërime të fundit, Izraeli intensifikon ofensivën në Gaza City, ndërsa bota reagon me protesta masive dhe thirrje për ndalim të gjenocidit...

Një kapitull i ri tragjik po shkruhet në Gaza City. Ushtria izraelite ka shpallur "paralajmërimin e fundit" dhe ka nisur një ofensivë brutale mbi qytetin, duke shkatërruar blloqe të tëra banimi me mjete shpërthyese të telekomanduara.

Sipas raportimeve të Al Jazeera, tanket izraelite janë pozicionuar rreth periferive të qytetit, ndërsa civilët palestinezë përballen me një zgjedhje të pamundur: të ikin nga sytë këmbët ose të rrezikojnë jetën në një qytet në flakë.

Teknologjia luftarake që po përdoret për herë të parë në këtë shkallë përshkruhet si "robotë vdekjeje", makina të drejtuara nga distanca, të pajisura me eksplozivë, të cilat po hidhen në erë nëpër lagje të populluara. Ky eskalim ka shkaktuar reagim të ashpër në arenën ndërkombëtare.

Në Itali, sindikata më e madhe kombëtare ka shpallur një grevë të përgjithshme, duke paralizuar qendrat urbane në shenjë solidariteti me civilët palestinezë. Protesta të ngjashme janë mbajtur në Paris, Berlin, Londër dhe Athinë, me qytetarë që mbajnë pankarta "Ndalo gjenocidin në Gaza" dhe "Fëmijët nuk janë terroristë".

Ndërkaq, qeveria izraelite ka ndaluar flotiljen e fundit ndërkombëtare të ndihmave për të hyrë në Gaza, duke thelluar krizën humanitare. Organizatat e OKB-së paralajmërojnë se më shumë se 600 mijë civilë mund të mbeten pa ushqim dhe ndihma emergjente brenda javës.

Kjo ofensivë shënon një kthesë të rrezikshme në krizën izraelito-palestineze, e cila po destabilizon më tej rajonin. Reagimi i shteteve arabe ka qenë i zbehtë, ndërsa aleatët perëndimorë vazhdojnë ta trajtojnë situatën me gjuhë diplomatike, por pa presion konkret ndaj Tel Avivit./Pamfleti

gaza po digjet izraeli rrënon qytetin protestat pushtojnë evropën

Lini një Përgjigje