TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Tetor 2025, 10:42

"Putin gati të godasë Evropën", Sekretari i NATO-s zbulon tre kryeqendrat europiane që rrezikohen nga raketat e Moskes

Shkruar nga Pamfleti
"Putin gati të godasë Evropën", Sekretari i NATO-s
Mark Rutte dhe Vladimir Putin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Ruttë, ka bërë një paralajmërim të fortë. Ai ka deklaruar se Evropa është në rrezik, duke shtuar se Moska mund të godasë qytetet e mëdha në çdo moment. 

Rutte theksoi se shënjestrat e Kremlinit mund të jenë Roma, Londra apo dhe Amsterdami.

Paralajmërimi i Rutte u dha për televizionin italian “Tg1”, duke theksuar rrezikun në rritje që përbën Rusia për sigurinë e vendeve europiane.

“Jemi të gjithë në rrezik! Raketat më të përparuara të Rusisë mund të godasin Romën, Amsterdamin ose Londrën me pesë herë shpejtësinë e zërit”, deklaroi Rutte.

Kreu i NATO-s nënvizoi kapacitetet teknologjike gjithnjë e më të avancuara të ushtrisë ruse.

Ai shtoi se kjo situatë nuk është më një çështje vetëm e vendeve të krahut lindor të NATO-s, por një kërcënim për të gjithë aleancën:

“Do të thotë që të gjithë jemi në krahun lindor”, tha ai. 

nato mark rutte

1 Komente

  1. L
    LI

    Boll se na e shpifet me luften vetem te fusni panik te njerzit luften e provokoni ju vete qe ti mbushni mendjen miletit qe o burra jemi ne rrezik e te ikin femijet tane ne lufte e ju te gjithe neper bunkera se duhet te ruheni se jeni elita zoti ju vrafte .

    Lini një Përgjigje