TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shkurt 2026, 12:47

Hetimet për Epstein, policia franceze kontroll në Institutin e Botës Arabe

Shkruar nga Pamfleti
Hetimet për Epstein, policia franceze kontroll në Institutin e
Jeffrey Epstein dhe ministrin francez i Kulturës Jack Lang në Luvër në Paris.

Policia franceze ushtroi kontrolle në Institutin e Botës Arabe në Paris të hënën, si pjesë e një hetimi ndaj ish-drejtorit të organizatës, Jacques Lange, dhe lidhjeve të tij me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein.

Prokurorët kanë hapur një hetim paraprak për mashtrim të dyshuar tatimor kundër Lang, ish-ministrit të kulturës së Francës, dhe vajzës së tij, pasi Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara publikoi dokumente që lidhen me rastin.

Instituti i Botës Arabe tha se nuk ishte menjëherë në gjendje të komentonte mbi hetimin.

Lang drejtoi qendrën kulturore me seli në Paris, e cila promovon kulturën dhe qytetërimin arab, përpara se të jepte dorëheqjen nga pozicioni.

france kontrolle epstein

Lini një Përgjigje