
Ish-kryeministri grek Antonis Samaras ka ngritur shqetësimin ditën e sotme në Kuvend në lidhje me lejen e punës për emigrantët shqiptarë.
Ai është shprehur se duhet që qeveria greke të japë një zgjidhje që të ketë lehtësime për rinovimin e lejes së punës për emigrantët. Deputeti është shprehur se mungesa e punëtorëve, duke përmendur emigrantët shqiptarë, po rrezikon vjeljen e ullirit.
“Shqiptarëve që erdhën këtu dhe punonin për disa arsye u skadoi leja dhe për disa arsye nuk arritën nuk u është rinovuar.
Pjesa dërrmuese e atyre që kanë ardhur ilegalisht largohen nga Greqia. Do të paraqesim të dhënat që tregojnë se 65 mijë kanë ardhur dhe njëkohësisht 110 mijë kanë marrë pasaporta dhe janë larguar. Flitet shumë për emigracionin, karriera janë ndërtuar mbi këtë çështje dhe karriera po ndërtohet sot në Evropë.
Çdo serë ka nevojë për një punëtor për hektar. Na nevojiten 30 mijë punëtorë. Të tjerë thonë se ekziston rreziku që ullinjtë të mos vilen dhe të humbasim 1-1.5 miliardë euro nga vlera totale e vajit të ullirit prej 3 miliardë eurosh”, u shpreh Samaras në seancën plenare.
Kjo situatë vjen në një kohë kur raportet Shqipëri-Greqi janë tensionuar dhe lind pyetja, mos vallë kjo është një hakmarrje?
Lini një Përgjigje