
Guvernatorja e Arizonës, Katie Hobbs, ka urdhëruar të vendoset Garda Kombëtare në kufirin meksikan, pasi shteti i saj vendosi të mbyllë kufirin me Meksikën për shkak "të një krizë të pakontrollueshme humanitare".
Ky vendim është një sulm i drejtpërdrejt ndaj Biden, nga një guvernator demokrat pasi siguria kufitare shfaqet si një çështje kryesore e fushatës zgjedhore të presidentit të SHBA-ve.
“Edhe një herë qeveria federale po refuzon të bëjë punën e saj për të siguruar kufijtë tanë dhe për të mbajtur komunitetet tona të sigurta”, tha Hobbs në një deklaratë për shtyp.
Guvernatorja e Arizonës nuk specifikoi se sa anëtarë të Gardës Kombëtare do të mobilizohen, duke thënë se ata do të vendosen pranë pikës kufitare Lukeville dhe në zonën e San Miguel.
Më 4 dhjetor, Doganat dhe Mbrojtja Kufitare Federale (CBP) mbylli pikën kufitare Lukeville deri në njoftimin e mëtejshëm, duke përmendur rialokimin e burimeve për të luftuar kontrabandën e emigrantëve në pjesë të tjera të kufirit.
Në vendosjen e urdhrit ekzekutiv për mobilizimin e Gardës Kombëtare, Katie Hobbs paralajmëron se "kriza" ka vënë në rrezik sigurinë publike dhe tregtinë. Ajo i kishte kërkuar më parë Presidentit Biden që pika kufitare e Lukevill të kontrollohej nga Garda Kombëtare e Arizonës.
“Me këtë urdhër ekzekutiv, unë po marr masa aty ku nuk ka vendosur qeveria federale”, thekson ajo, duke vënë në dukje se administrata Biden nuk i është përgjigjur kërkesës së saj për të rimbursuar shtetin për shpenzimet e patrullimit kufitar.
Presidenti Biden ka qenë gjithashtu nën presionin e demokratëve të tjerë për imigracionin. Midis tyre janë kryebashkiakët e Çikagos, Denverit, Hjustonit, Los Anxhelosit dhe Nju Jorkut, të cilët kanë kërkuar më shumë fonde për t'u marrë me fluksin e shtuar të emigrantëve.
Lini një Përgjigje