TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Dhjetor 2023, 21:52

Izraeli nuk kursen askënd, vret gazetarin e “Al Jazeera”

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli nuk kursen askënd, vret gazetarin e “Al Jazeera”

Izraeli duket se nuk po kursen askënd.

Media e njohur “Al Jazeera”, ka deklaruar se një gazetar i saj ka humbur jetën, ditën e sotme, si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza.

Sipas “Al Jazeera”, gazetari i cili ka humbur jetën në Gaza quhet Samer Abudaqa.

“Forcat izraelite penguan ekipet mjekësore të arrinin menjëherë tek ai”,- thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera, kompania mediatike ka sqaruar se gjatë sulmit, Abudaqa ishte me kolegun e tij, Ëael Dahdouh, i cili aktualisht është i shtruar në spital si pasojë e plagëve të marra.

Emri i këtij të fundit u lakua në mediat botërore pak kohë më parë, pasi më 25 tetor, për shkak të një sulmi izraelit, humbi të gjithë pjesëtarët e familjes së tij.

Lini një Përgjigje