
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari ka pranuar se ushtria izraelite ka vrarë gabimisht 3 qytetarë nga Izraeli, të cilët ishin pengje të Hamasit.
Hagari u shpreh gjatë një interviste se ushtarët nuk kanë arritur të dallojnë se kush ishin 3 pengjet, duke menduar që janë eksponentë të Hamasit dhe si pasojë kanë qëlluar drejt tyre, duke i vrarë.
Ndër të tjera, Hagari bëri të ditur identitetet e pengjeve, duke thënë se ata ishin Yotam Haim, një muzikant 28-vjeçar i cili u rrëmbye nga Hamasi në Kfar Aza, dhe Samer Talalka, 22 vjeç, që i përkiste komunitetit beduin që jetonte në Nir Am.
Ndërsa identiteti i pengut të tretë nuk u bë publik, sipas kërkesës së familjarëve të tij.
Lini një Përgjigje