
Mijëra protestues janë mbledhur në rrugët e Tel Aviv, pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) lajmëruan se kishin vrarë "gabimisht" tre burra që po mbaheshin peng në Gaza.
Protestuesit mbanin pankarta dhe qirinj ndërsa marshuan drejt një baze ushtarake në Tel Aviv dhe i bënë thirrje qeverisë izraelite të negociojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura të kapur nga Hamasi më 7 tetor. Gjithashtu protestuesit mbanin pankarta që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit izryalit Benjamin Netanyahu.
Yotam Haim, Samer Talalka dhe Alon Shamriz u qëlluan nga trupat pasi u identifikuan gabimisht si një "kërcënim", gjatë ofensivës së vazhdueshme tokësore të IDF në Gazën veriore.
IDF ka shprehur "pendim të thellë" lidhur me vrasjet dhe ka thënë se do të nisë një hetim.
Më shumë se 100 pengje të rrëmbyer nga Hamasi mbeten në Gaza.
Sipas Al Jazeera, shefi i Mossad dhe kryeministri i Katarit do të takohen për të rifilluar bisedimet për lirimin e pengjeve.
Takimi mund të zhvillohet pas presionit në rritje ndaj Netanyahut pas vrasjes së tre robërve nga forcat izraelite, të cilët pranuan se i kishin ngatërruar me luftëtarë palestinezë.
Muajin e kaluar, Izraeli thirri negociatorët e tij nga Katari dhe refuzoi çdo përpjekje për armëpushim.
Lini një Përgjigje