TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Dhjetor 2023, 14:24

Rusia pa asnjë forcë opozitare, Putin kandidon kundër partisë së tij

Shkruar nga Pamfleti
Rusia pa asnjë forcë opozitare, Putin kandidon kundër
Vladimir Putin

Për Putinin, 71 vjeç, zgjedhjet janë një formalitet: me mbështetjen e shtetit, mediave shtetërore dhe asnjë kundërshtar politik, ai e ka fitoren të sigurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të garojë për mandat tjetër presidencial si kandidat i pavarur me mbështetje të madhe, dhe jo i lidhur me partinë, kanë raportuar të shtunën agjencitë ruse të lajmeve, duke i cituar mbështetësit e tij.

Një grup i përbërë nga 700 politikanë dhe figura nga bota sportive dhe kulturore u takuan të shtunën në Moskë dhe miratuan unanimisht nominimin e Putinit si kandidat të pavarur, thanë agjencitë ruse të lajmeve.

Putin, i cili ka qenë në pushtet si president dhe si kryeministër për më shumë se dy dekada, ka njoftuar se do të kandidojë për një mandat tjetër gjashtëvjeçar në mars të vitit të ardhshëm, në zgjedhje që ai pritet të fitojë lehtë.

“Putin nuk do të kandidojë si kandidat për partinë në pushtet "Rusia e Bashkuar" (UR) edhe pse ai ka mbështetjen e saj të plotë, por si një kandidat i pavarur. Më shumë se 3.5 milionë anëtarë dhe mbështetës partiakë do të marrin pjesë aktive në fushatën zgjedhore", tha Andrei Turchak, një zyrtar i lartë i partisë UR.

Sergei Mironov, një politikan i lartë nga partia Rusia e drejtë që mbështet Putinin, tha gjithashtu se Putini do të kandidojë si i pavarur dhe se do të mblidhen nënshkrime në mbështetje të tij.

Për Putinin, 71 vjeç, zgjedhjet janë një formalitet: me mbështetjen e shtetit, mediave shtetërore dhe asnjë kundërshtar politik, ai e ka fitoren të sigurt.

Mbështetësit e Putinit thonë se ai ka rivendosur rendin, krenarinë kombëtare dhe një pjesë të ndikimit që Rusia humbi gjatë kaosit të rënies sovjetike dhe se lufta e tij në Ukrainë, diçka që Putin e quan "operacion special ushtarak", është e justifikuar.

Në Rusi nuk ka më asnjë kundërshtar të Putin, pasi ata janë dënuar me dhjetëra vite burg ose janë detyruar të ikin jashtë vendit, pasi janë akuzuar për ekstremizëm dhe tradhti të kombit.

vladimir putin rusia zgjedhjet në rusi

Lini një Përgjigje