TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Dhjetor 2023, 15:35

Përkrahu sulmin e Rusisë, Ukraina lëshon urdhër-arresti për Patriarkun rus Kirill

Shkruar nga Pamfleti

Përkrahu sulmin e Rusisë, Ukraina lëshon urdhër-arresti

Ministria e Punëve të Jashtme në Ukrainë ka futur Patriarkun Kirill, kreun e kishës ortodokse ruse në listën e personave të shpallur në kërkim pasi akuzohet për nxitje të konfliktit.

Kirill është mbështetës i Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Mediat e huaja shkruajnë se ky vendim i Ukrainës është më shumë simbolik, pasi patriarku nuk rrezikon të arrestohet pasi prej disa kohësh ndodhet në Rusi.

Ministria e Ukrainës postoi një foto të Kirillit, teksa e quante atë "një individ që mbështeti konfliktin në Ukrainë dhe që fshihet nga organet e hetimit".

Krishterimi ortodoks është feja dominuese në Ukrainë dhe autoritetet ukrainase kanë ngritur çështje penale kundër priftërinjve të lidhur me kishën ortodokse e cila më parë ishte e lidhur drejtpërdrejt me kishën ruse.

Parlamenti në Kiev po shqyrton hartimin e një projektligji që do të ndalonte degën e kishës, e cila ka humbur shumë besimtarë që kur Presidenti i Kremlinit Vladimir Putin dërgoi trupat ruse në Ukrainë në shkurt 2022.

 

putin kirrill lufte

Lini një Përgjigje