Raporti i fundit mjekësor i presidentit amerikan Donald Trump ka shkaktuar reagime dhe skepticizëm në rrjetet sociale, veçanërisht për shpjegimin e dhënë lidhur me mavijosjet e dukshme në duart e tij.
Shtëpia e Bardhë publikoi raportin vonë të premten në mbrëmje, një orar që disa komentues e interpretuan si përpjekje për të minimizuar vëmendjen publike ndaj dokumentit.
Sipas mjekut personal të presidentit, Sean Barbabella, Trump gëzon “shëndet të shkëlqyer” dhe është “plotësisht i aftë” për të ushtruar detyrën e komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura amerikane.
Raporti zbulon se presidenti iu nënshtrua një sërë ekzaminimesh, përfshirë skanime CT, kontrolle të zemrës, teste parandaluese për kancerin dhe vlerësime të tjera të kryera nga 22 specialistë.
Megjithatë, debati u përqendrua te një detaj i veçantë: mavijosjet në duart e Trump. Mjeku i Shtëpisë së Bardhë i atribuoi ato shtrëngimeve të shumta të duarve gjatë aktiviteteve publike, një shpjegim që u prit me dyshime nga shumë përdorues në internet.
Kritikët e raportit e cilësuan dokumentin si një “komunikatë për shtyp” më shumë sesa një vlerësim të plotë mjekësor, ndërsa disa e përshkruan si një “shaka të plotë”.
Gjendja shëndetësore e Trump ka qenë objekt diskutimesh të vazhdueshme muajt e fundit, veçanërisht për shkak të moshës së tij. Presidenti amerikan do të mbushë 80 vjeç më 14 qershor dhe është një nga presidentët më të moshuar në historinë e SHBA-së.
Pavarësisht polemikave, raporti zyrtar nuk identifikon probleme serioze shëndetësore dhe këmbëngul se Trump mbetet në gjendje të mirë fizike për të vijuar detyrën.
Edhe sikur te ǰetenë rregull fizikisht (qe seshte) i lihet butoni atomik që zhduk njerzimin në dorë dikujt që thote jam i vetmi president qe kalova testin. Pyeta e parë na dhanë 4 figura me dhelprën arun, gjirafen dhe krokodilit unë e gjeta kush ish ariu.