TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Nëntor 2024, 15:33

Gënjeu për vjedhjen e një telefoni 10 vite më parë, dorëhiqet ministrja britanike; po këta tanët kur do kujtohen të largohen?  

Shkruar nga Pamfleti

Gënjeu për vjedhjen e një telefoni 10 vite më parë,

Një dënim i dhjetë viteve më parë për mashtrim i kushtoi postin ministres britanike të Transportit.

Louise Haigh dha dorëheqjen pasi doli në dritë dënimi i para një dekade kur pati pretenduar se i kishin vjedhur celularin.

Në një letër drejtuar Kryeministrit Keir Starmer, Haigh shkruante se: “Mbetem plotësisht e përkushtuar ndaj projektit tonë politik, por tani besoj se do t’i shërbehet më mirë me mbështetjen time nga jashtë qeverisë. Unë e vlerësoj se sido që të jenë faktet e çështjes, kjo çështje në mënyrë të pashmangshme do të jetë një shpërqendrim nga kryerja e punës së kësaj qeverie dhe politikave të cilave i jemi përkushtuar bashkërisht”, ka shkruar ministrja.

Dorëheqja erdhi disa orë pasi kanali televiziv Sky Neës dhe gazeta The Times e Londrës raportuan se 37 vjeçarja ishte akuzuar për mashtrim pasi raportoi se i ishte vjedhur një celular pune, kur u grabit në vitin 2013.

Haigh do të pohonte më vonë se e kishte vendosur celularin gabimisht ndër sendet e vjedhura. Pasi gjeti telefonin dhe e ndezi sërish, ajo u thirr për t’u marrë në pyetje nga policia.

Haigh pranoi fajësinë për mashtrim nëpërmjet keqinterpretimit dhe iu dha lirimi me kusht. Haigh, 37 vjeçe, ka përfaqësuar në parlament një distrikt në Sheffield, Anglinë veriore, që nga viti 2015 dhe u emërua në postin kyç të transporteve pasi Partia Laburiste e qendrës së majtë të Kryeministrit Starmer fitoi zgjedhjet në korrik. Starmer emëroi menëjherë në vend të saj 49-vjeçaren Heidi Alexander.

Pyetja që shtrohet është: po në Shqipëri, e mendon dikush dorëheqjen? Janë vrarë dhe prerë njerëz dhe nuk e vë ujin njeri në zjarr.

Lini një Përgjigje