TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Maj 2023, 18:27

G7 thirrje Kinës t’i bëjë presion Rusisë, reagon Kremlini: Duan të na eliminojnë si konkurrent gjeopolitik

Shkruar nga Pamfleti

G7 thirrje Kinës t’i bëjë presion Rusisë, reagon

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se vendimet e marra nga G7 në samitin e saj në Japoni kishin për qëllim goditjen jo vetëm të Rusisë, por edhe të Pekinit.

Lavrov u shpreh se Perëndimi po përdor Ukrainën si një mjet për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë.

“Detyra u vendos me zë të lartë dhe haptazi, të mundim Rusinë në fushën e betejës, por jo vetëm kaq, ta eliminojmë atë si një konkurrent gjeopolitik. Shikoni vendimet që u diskutuan në Hiroshima në samitin e G7, dhe që synojnë frenimin e dyfishtë të Rusisë dhe Kinës”, tha Lavrov.

Në një deklaratë të dhënë më parë, G7 bëri me dije se është rënë dakord të forcohen sanksionet kundër Moskës dhe të zvogëlohet ekspozimi ndaj Kinës.

Grupi i liderëve botërorë i kërkoi gjithashtu Kinës që të ushtrojnë presion ndaj Rusisë në mënyrë që të ndalojë agresionin e saj ushtarak dhe të tërheqë menjëherë forcat e saj nga Ukraina.

 

kina rusi kremlini g7

Lini një Përgjigje