TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Maj 2023, 16:37

Zbulohet tuneli antiatomik i Putinit, një “qytet” nëntokësor në Detin e Zi (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet tuneli antiatomik i Putinit, një “qytet”

Vladimir Putin duket se ka menduar gjithçka nëse lufta agravon.

Në brigjet e Detit të Zi ndodhet një ndërtesë mbi 16750 metra katrorë. Nga ajri, mund të dallosh lehtësisht, një kishë, shtëpi çaji dhe një amfiteatër, por edhe një pistë për hokej. Mbi të, ndalohet fluturimi, por edhe kalimi i anijeve të tjera përqark.

Kjo sipas një hetimi të nisur prej vitit të shkuar nga lideri i arrestuar tashmë i opozitës ruse, Alexey Navalny dhe i drejtuar nga grupi që e mbështet. Ata thonë se kjo ndërtesë luksoze, gati-gati një pallat mbreti, është ndërtuar posaçërisht për Vladimir Putin.

Zbulohet tuneli antiatomik i Putinit, një “qytet”

Masat për sigurinë e tij janë tejet të larta. Ndërsa dyshime tjanë se në fakt posh ndërtesës është një bunker antiatomik.

Madje, fotot e projektit janë publikuar nga vetë kompania Metro Style, e cila e ndërtoi atë, por tashmë ajo nuk ekziston më.

Zbulohet tuneli antiatomik i Putinit, një “qytet”

Kompleksi nëntokësor nën godinën luksoze të Putinit përbëhet nga dy tunele të veçantë, të cilët lidhen me një ashensor, i cili zbret deri nën 50 metra nën tokë. Tunelet janë të mbështjellë me beton. Ato furnizohen me ujë, energji dhe kanë ajrosje të mjaftueshme për banorët VIP për disa ditë, madje edhe disa javë.

Zbulohet tuneli antiatomik i Putinit, një “qytet”

Zbulohet tuneli antiatomik i Putinit, një “qytet”

tu putin

Lini një Përgjigje