
Dmitry Medvedev, Zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë Ruse, gjatë një konference edukative të quajtur "Dituria”, foli për amrët bërthamore dhe rrezikun që vjen nga përdorimi i tyre. Sa i takon aktualitetit, ai tha se spektri i katastrofës bërthamore është tërhequr disi, por shtoi se ai shfaqet si një kërcënim i vazhdueshëm.
"Kërcënimi bërthamor shpesh përfaqësohet nga një 'orë'. Ata thonë se ora e fundit të botës është afruar më shumë me mesnatën ose, anasjelltas, është tërhequr. Sipas mendimit tim, jo shumë kohë më parë, akrepat pothuajse mbivendoseshin - dhe e them këtë jo për të krijuar përshtypje, por sepse ky ishte realiteti. Është një situatë shqetësuese dhe e frikshme. Aktualisht, ora është lëvizur pak në drejtim të kundërt", tha Medvedev duke nënkuptuar uljen e tensioneve
Ai gjithashtu theksoi vëzhgimin e sinqertë të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Lufta e Tretë Botërore pothuajse shpërtheu për shkak të Ukrainës, duke e përshkruar atë si një deklaratë "të saktë dhe të thjeshtë".
"Paraardhësi i tij, pavarësisht nga gjendja e aftësive të tij mendore, këmbënguli vazhdimisht se e gjitha ishte sajuar nga rusët, se nuk kishte asnjë kërcënim të vërtetë. Ndërsa situata është përmirësuar disi, rreziku nuk është zhdukur aspak", theksoi Medvedev.
Ai kujtoi se krijimet e njerëzimit - veçanërisht armët - janë vënë gjithmonë në veprim.
"Ky është një kurs i pakthyeshëm i historisë. Amerikanët e kanë kaluar tashmë atë vijë, dhe pa justifikim të konsiderueshëm”, tha ai.
Duke iu referuar përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore, ai tha se Rusia dhe SHBA, duhet të bashkëpunojnë për të ndikuar te shtetet e tjera për të parandaluar një katastrofë bërthamore.
"Kjo është arsyeja pse një skenar i tillë mbetet i mundur. Përgjegjësia jonë është të stabilizojmë situatën globale përmes çdo mjeti të disponueshëm, përfshirë dialogun me Shtetet e Bashkuara. Si fuqitë kryesore bërthamore në botë, ne ende kemi një ndikim të rëndësishëm mbi kombet e tjera dhe duhet ta përdorim atë për të parandaluar katastrofën", u shpreh Medvedev.
Medvedev reflektoi gjithashtu mbi një paradoks, teksa theksoi rëndësinë e doktrine të parandalimit bërthamore.
"Armët bërthamore janë tepër shkatërruese, megjithatë të gjitha llojet e tjera të armatimeve janë edhe më alarmante. Pse? Sepse armët konvencionale përdoren çdo ditë, ndërsa armët bërthamore, falë Zotit, jo. Kjo është arsyeja pse doktrina e parandalimit bërthamor mbetet e justifikuar - ajo siguron një mbrojtje morale dhe strategjike kundër shkatërrimit të ndërsjellë”, tha Medvedev.
Lini një Përgjigje