TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Prill 2025, 10:06

Trump bën ‘bilancin’ e 100 ditëve të para në pushtet: Kemi thyer rekorde!

Shkruar nga Pamfleti

Trump bën ‘bilancin’ e 100 ditëve të para në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i përshkroi arritjet e administratës së tij si "historike" pas përfundimit të 100 ditëve në detyrë.

Me anë të një postimi në platformën e mediave sociale Truth Social, Trump tha se kanë thyer të gjitha rekordet e vendosura nga administratat e mëparshme

“Tani kemi thyer të gjitha rekordet e vendosura nga administratat e mëparshme dhe do të vazhdojmë të punojmë shumë për të punësuar Patriotët më kompetentë dhe punëtorë, të cilët do të na ndihmojnë të hyjmë në Epokën e Artë të vendit tonë”, shkroi Trump.

Sipas një sondazhi të kryer më 17-21 prill nga qendra kërkimore NORC për Associated Press, 7 nga 10 amerikanë miratojnë aktivitetet e Trump gjatë 100 ditëve të para të presidencës së tij. Në të njëjtën kohë, një sondazh i përbashkët nga ABC News, The Washington Post dhe Ipsos, i kryer më 18-22 prill, regjistroi vlerësimin më të ulët të miratimit për një president në 100 ditët e fundit në 80 vitet e fundit.

Lini një Përgjigje