TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Prill 2024, 18:32

Frika e një Çernobili të dytë në Zaporizhzhia, Zelensky: Ushtroni presion mbi Rusinë, termocentrali duhet t’i kthehet ukrainasve!

Shkruar nga Pamfleti

Frika e një Çernobili të dytë në Zaporizhzhia,

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për mundësinë e përsëritjes së një katastrofe bërthamore të ngjashme me Çernobilin, pasi Ukraina shënoi përvjetorin e fatkeqësisë së vitit 1986.

Mëngjesin e 26 prillit më 1986, reaktori i njësisë së Katërt të Çernobilit po i nënshtrohej një prove për sistemin e ftohjes. Ky reaktor u nxeh dhe shpërtheu nga presioni i avullit, ndërsa mijëra persona humbën jetën.

Centrali më i madh bërthamor në Evropë pranë Zaporizhzhya ka qenë në duart e terroristëve rus për 785 ditë”, tha Zelensky.

Kreu i Shtetit ukrainas i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Rusinë për ta rikthyer termocentralin nën kontrollin e ukrainasve, në mënyrë që bota të shpëtojë nga një katastrofë e re bërthamore.

Në të njëjtën kohë, Volodymyr Zelensky kujtoi njerëzit që ishin të përfshirë në katastrofën e Çernobilit 38 vjet më parë.

Dhjetëra mijëra njerëz duke e rrezikuar shëndetin e tyre ndaluan përhapjen e gazit dhe ndihmuan në eliminimin e pasojave të tmerrshme të tij në vitet që pasuan”, u shpreh Zelensky.

zelensky ukraine çernobil rusia

Lini një Përgjigje