
Presidenti kinez ka deklaruar se Kina dhe SHBA duhet të jenë partnerë dhe jo rivalë. Xi Jinping i lëshoi këto deklarata gjatë një takimi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Pekin.
Xi Jinping bëri thirrje për respekt të ndërsjellë, bashkëjetesë paqësore dhe bashkëpunim të favorshëm, si tre parimet kryesore për marrëdhëniet SHBA-Kinë.
“Të dy vendet duhet të bëjnë arritje për njëri-tjetrin, jo të dëmtojnë njëri-tjetrin”, tha presidenti kinez në takimin me Blinken.
Mes të tjerash, presidenti kinez Xi Jinping u shpreh se Kina është e lumtur që sheh Shtetet e Bashkuara të sigurta, të hapura dhe të begata.
“Shpresojmë që edhe pala amerikane të ketë një pikëpamje pozitive për zhvillimin e Kinës”, deklaroi Xi Jinping.
Sakaq Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ndodhet në Shangai në vizitën e tij të dytë në Kinë në më pak se një vit, pas dy vizitave të fundit nga Sekretarja e Thesarit Janet Yellen.
Lini një Përgjigje