
Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu. Duke folur për luftën në Gaza, Erdogan ka thënë se Netanyahu është kthyer në një ‘vrasës’ dhe se duhet të mbajë përgjegjësi për sulmet në Gaza.
“Ashtu si vrasësit para tij, Netanyahu e ka shkruar me turp emrin e tij në histori si kasapi i Gazës”, tha presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan.
Më tej, gjatë një konference për Palestinën në Stamboll, Erdogan theksoi se Turqia dueht të shtojë prëjekjet e saj për të dërguar Netanyahun para ligjit.
“Ne duhet të intensifikojmë përpjekjet tona për të siguruar që Netanyahu, të mbajë përgjegjës përpara ligjit”, tha ai.
Kujtojmë se Erdogan ka qenë një zë kundër Izraelit që nga fillimi i sulmit në Gaza dhe disa herë ka bërë thirrje për të ndalur gjenocidit që po ndodh ndaj palestinezëve.
Lini një Përgjigje