TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Prill 2024, 17:01

Rusia kërcënon Perëndimin me Luftë Bërthamore!

Shkruar nga Pamfleti

Rusia kërcënon Perëndimin me Luftë Bërthamore!

Fatkeqësisht, niveli i rreziqeve bërthamore është rritur në mënyrë dramatike si rezultat i politikës destruktive të Perëndimit, e cila është e mbushur me një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak midis fuqive bërthamore.

Në një kohë të tensionuar kur lufta është kryefjala dhe dy vatra një në Europë dhe tjetra në Lindjen e Mesme po mbajnë në ankth gjithë botën, Rusia ka paralajmëruar Perëndimin që të jetë më i përmbajtur. Rusia ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n që të kenë kujdes me politikat armiqësorë që po ndërmarrin ndaj Rusisë.

Me anë të një deklarate për mediat, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova kërcënoi duke thënë se çfarëdo veprimi që cenon sigurinë e Rusisë do të marrë përgjigje të ashpër.

Ne po u dërgojmë sinjale të qarta dhe të qarta Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s duke i paralajmëruar për pasojat potencialisht katastrofike të politikës së tyre drejt rrezikimit të sigurisë së Rusisë”, tha ajo, raporton Tass

Më tej ajo deklaroi se rreziku i një lufte bërthamore është në limite, për shkak të politikës që ka ndjekur vitet e fundit SHBA-ja dhe i gjithë blloku perëndimor. Sipas saj, kjo politikë armiqësore mund të sjelli shumë shpejtë një përplasje, SHBA-Rusia.

"Fatkeqësisht, niveli i rreziqeve bërthamore është rritur në mënyrë dramatike si rezultat i politikës destruktive të Perëndimit, e cila është e mbushur me një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak midis fuqive bërthamore", tha ajo, duke shtuar se Rusia nuk i ndal kurrë përpjekjet për të siguruar parandalimin bërthamor.

Më tej ajo shtoi se Rusia nuk dëshiron një konflikt të tillë, por sipas Kremlinit është SHBA*ja ajo që po provokon.

"Përveç kësaj, Rusia rishikon rregullisht doktrinat e saj për të vlerësuar rëndësinë e tyre me kërcënimet aktuale. Kështu, besueshmëria dhe efektiviteti i parandalimit bërthamor në Rusi sigurohen në nivelin e duhur dhe nuk duhet të vihet në dyshim", përfundoi Zakharova.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur SHBA ka miratuar një paketë ndihme prej 60 mld dollarësh për Ukrainën dhe gjithashtu vendet e BE-së së bashku me Amerikën kanë hedhur idenë për të sekuestruar 300 mld dollarë asete të Rusisë në bankat e tyre./Pamfleti

Lini një Përgjigje