TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Qershor 2025, 20:00

Frika e kundërpërgjigjes së Iranit, ushtria izraelite thirrje qytetarëve: Shmangni tubimet dhe qëndroni pranë strehimoreve!

Shkruar nga Pamfleti

Frika e kundërpërgjigjes së Iranit, ushtria izraelite thirrje

Izraeli u ka kërkuar qytetarëve të tij të qëndrojnë pranë "hapësirave të mbrojtura" në një paralajmërim se Irani mund të përpiqet të kryejë sulme "në të gjithë vendin".

Me anë të një mesazhi shpërndarë të gjithë popullatës, Izraeli thekson se duhet të shmangen tubimet dhe organizimet në grup.

“Komanda e Frontit të Brendshëm tani u ka udhëzuar banorëve në të gjithë vendin të qëndrojnë afër hapësirave të mbrojtura. Lëvizja në zonat publike duhet të minimizohet dhe tubimet publike duhet të shmangen. Pas marrjes së një alarmi, hyni në një hapësirë ​​të mbrojtur dhe qëndroni atje derisa të lëshohet një përditësim zyrtar”, thuhej në mesazhin e ushtrisë Izraelite.

Pas goditjeve gjatë ditës së sotme në territorin e Iranit, Izraeli mesa duket po kthehet tashmë në fazën mbrojtëse dhe por organizohet për kundërpërgjigjen e Iranit.

Lini një Përgjigje