TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Qershor 2025, 19:37

Friedrich Merz i thur lavde Trumpit: Vetëm ti mund ta ndalësh luftën në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Friedrich Merz i thur lavde Trumpit: Vetëm ti mund ta ndalësh

Kancelari Gjerman, ka zhvilluar sot një takim me presidentin Trump në Zyrën Ovale.

Friedrich Merz u pyet nga gazetarët nëse ishte dakord me analogjinë që Donald Trump bëri për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, duke e cilësuar si një luftë midis dy fëmijëve.

"Mendoj se të dy biem dakord për këtë luftë dhe sa e tmerrshme është kjo luftë, dhe të dy po kërkojmë mënyra për ta ndaluar atë shumë shpejt", thotë ai.

Nga ana tjetër, nuk munguan as lajkat e kancelarit gjerman ndaj presidentit Trump.

"I thashë presidentit përpara se të vinim se ai është personi kyç në botë që mund ta bëjë vërtet këtë tani duke ushtruar presion mbi Rusinë", shtoi Merz.

Friedrich Merz thotë se "të gjithë kemi detyrën" të bëjmë diçka për të ndaluar luftën dhe shton se pikëpamja e tij personale "është e qartë".

"Ne jemi në anën e Ukrainës dhe po përpiqemi t'i bëjmë ata gjithnjë e më të fortë vetëm për ta bërë Putinin të ndalojë këtë luftë", shtoi ai.

 

Lini një Përgjigje