TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Qershor 2025, 19:24

Sulmi i Ukrainës në aeroporte, Trump paralajmëron reagim të ashpër nga Putini: Përgjigjja e Rusisë nuk do të jetë aspak e bukur

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi i Ukrainës në aeroporte, Trump paralajmëron reagim të

Donald Trump u tregoi gazetarëve se çfarë i tha Vladimir Putin në telefonatën e tyre të djeshme, lidhur me sulmin ukrainas në aeroporte.

Presidenti Donald Trump ka pritur në takim kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Kancelari gjerman falënderoi presidentin amerikan për mikpritjen në Shtëpinë e Bardhë dhe tha se të dy vendet kanë një bazë të mirë për bashkëpunim. Trump vazhdoi me lajkat duke thënë se do të ketë një marrëdhënie të shkëlqyer me Gjermaninë.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Trump tha se është e trishtueshme ajo që po ndodh. “Unë jam i pakënaqur me këtë situate, por mendoj se përfundimisht do të kemi sukses në ndalimin e gjakderdhjes”, tha ai.

Dje, Trump tha se pati një “bisedë të mirë” me Vladimir Putinin, por telefonata nuk ishte një bisedë që do të çonte në “paqe të menjëhershme”.

Dhe Donald Trump u tregoi gazetarëve se çfarë i tha Vladimir Putin në telefonatën e tyre të djeshme, lidhur me sulmin ukrainas në aeroporte.

Ata shkuan thellë në Rusi dhe ai [Putini] në fakt më tha se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të sulmojnë duke u kundërpërgjigjur dhe ndoshta reagimi nuk do të jetë i bukur”, tha ai.

"Nuk më pëlqen, i thashë mos e bëj, nuk duhet ta bësh, duhet ta ndalosh", shtoi ai.

Trump vazhdoi duke thënë se “ka shumë urrejtje” midis dy palëve, por ai mbetet optimist për mundësinë e një marrëveshjeje armëpushimi.

Ai ju referua armëpushimit midis Indisë dhe Pakistanit dhe tha: "Do të doja të bënim të njëjtën gjë me Ukrainën dhe Rusinë Në një moment do të ndodhë, besoj se kështu do të ndodhë".

Lini një Përgjigje