
Unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk e di nëse do ta kemi më.
“Nga shokë në armiq”, kështu duket se ka përfunduar historia e shkurtër e miqësisë mes presidentit Donald Trump dhe shefit të Teslas, Elon Musk. Largimi i këtij të fundit nga Shtëpia e Bardhë duket se nuk ka qenë dhe aq miqësor, shkak për largimin e tij është bërë përishja e marrëdhënieve me Trump.
Ishte vetë presidenti Donald Trump i cili gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Friedrich Merz, konfirmoi përkeqësimin e marrëdhënies së tij me Elon Musk. Trump u tha gazetarëve se ishte "shumë i zhgënjyer" me miliarderin e teknologjisë, i cili dha dorëheqjen nga roli i tij si këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, i cili më pas kundërshtoi paketën gjithëpërfshirëse të taksave dhe shpenzimeve të presidentit.
“Unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk e di nëse do ta kemi më”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale më pak se një javë pasi të dy shkëmbyen lëvdata të shumta në ditën e fundit të Musk.
Që atëherë, Musk ka kritikuar ashpër atë që Trump e quan "Projektligji i Madh dhe i Bukur" që është miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve dhe përballet me një rrugë të pasigurt përpara në Senat, duke e quajtur projektligjin, "të neveritshëm".
Trump parashikoi se, ndonëse Musk nuk e kishte sulmuar personalisht, ai mund ta bënte këtë së shpejti.
“Ai e dinte çdo aspekt të këtij projektligji. Ai e dinte më mirë se pothuajse kushdo dhe nuk pati kurrë problem deri menjëherë pasi u largua. Jam i sigurt se kjo do të jetë e radhës. Por jam shumë i zhgënjyer me Elonin. E kam ndihmuar shumë Elonin”, tha Trump.
Ndërkohë që i shpejtë ka qenë reagimi i Elon Musk i cili iu përgjigj komenteve të Presidentit Donald Trump për të, lidhur me kritikat e tij për legjislacionin e nënshkruar.
Me anë të një postimi në platformën “X”, Musk mohoi pretendimin e Trump se ai kishte dijeni mbi të ashtuquajturin "projektligj i madh dhe i bukur" i presidentit.
Musk gjithashtu kundërshtoi duke thënë se eliminimi i stimujve tatimorë për automjetet elektrike në Amerikë nuk ka të bëjë fare me kundërshtimin e tij ndaj projektligjit masiv të politikës së brendshme.
“Gabim, ky projektligj nuk më është treguar asnjëherë dhe u miratua në mes të natës aq shpejt sa pothuajse askush në Kongres nuk mundi ta lexonte!”, shkroi Musk.
False, this bill was never shown to me even once and was passed in the dead of night so fast that almost no one in Congress could even read it! https://t.co/V4ztekqd4g
— Elon Musk (@elonmusk) June 5, 2025
Më tej ai vijoj me kritikat e tij për projektligjin në fjalë në një tjetër postim, ku sqaroi se çfarë kërkonte që të ndryshohej në të dhe pse.
“Çfarëdo qoftë. Mbani shkurtimet e stimujve për energjinë elektrike/solare në projektligj, edhe pse nuk preken subvencionet e naftës dhe gazit (shumë e padrejtë!!), por hiqni dorë nga mali i derrave të neverishëm në projektligj. Në të gjithë historinë e qytetërimit, nuk ka pasur kurrë një legjislacion kaq të madh dhe të bukur. Të gjithë e dinë këtë! Ose merrni një projektligj të madh dhe të shëmtuar, ose një projektligj të hollë dhe të bukur. Një projektligj i hollë dhe i bukur është i duhuri”, tha Musk në një postim të veçantë.
Whatever.
— Elon Musk (@elonmusk) June 5, 2025
Keep the EV/solar incentive cuts in the bill, even though no oil & gas subsidies are touched (very unfair!!), but ditch the MOUNTAIN of DISGUSTING PORK in the bill.
In the entire history of civilization, there has never been legislation that both big and beautiful.…
Musk tha më tej se Presidenti Donald Trump dhe republikanët e Kongresit do të kishin humbur zgjedhjet e vitit 2024 pa mbështetjen e tij.
“Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet, demokratët do të kontrollonin Dhomën e Përfaqësuesve dhe republikanët do të ishin 51-49 në Senat”, tha Musk në një postim në X.
Marrëdhënia mes Trump dhe Musk duket se nuk është më aq e ngrohtë, megjithëse Musk në postimet e tij në platformën “X” vijon të mbështesë hapur idetë e mëparshme të administratës Trump./Pamfleti
Lini një Përgjigje