TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Korrik 2024, 16:33

Fotoja me kapelen naziste u bë virale në rrjet, kandidatja e Le Pen tërhiqet nga gara

Shkruar nga Pamfleti

Fotoja me kapelen naziste u bë virale në rrjet, kandidatja e Le Pen

Një kandidate e partisë Tubimi Kombëtar të Marine Le Pen është tërhequr nga gara për shkak se një foto e saj është bërë virale në rrjet.

Edhe pse pati një rezultat pozitiv në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative për zonën elektorale të Calvados, Ludivine Daoudi iu desh të tërhiqte kandidaturën e saj për shkak se një foto ku shfaqet e veshur me një kapele naziste, u bë virale në rrjet.

Largimin e saj nga gara e njoftoi delegati i partisë Philippe Chapron mëngjesin e sotëm.

 “Ajo nuk e mohon, ajo e bëri këtë foto disa vite më parë në Saint-Pierre-sur-Dives. Në të vërtetë fotografia ka lënë shije të hidhur. Nuk mund të pranojmë një gjë të tillë”, shprehet Chapron.

Fotografia e Ludivine Daoudi është shpërndarë në rrjetet sociale orët e fundit, sidomos nga kandidatja e Frontit të Ri Popullor, Emma Fourreau.

“Më 7 korrik, asnjë votë për këta fashistë të ndyrë”, shkruan ajo në platformën X.

Që nga fillimi i fushatës legjislative, disa kandidatë të Tubimit Kombëtar janë tërhequr nga gara për shkak të vërejtjeve raciste ose antisemitike. Kandidati për Morbihan, Joseph Martin u përjashtua para raundit të parë për shkak të një mesazhi antisemitik të publikuar në 2018 në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje