TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2025, 22:25

“Flet shumë budallallëqe”, Trump ndryshon tonin ndaj Putinit: Po vret shumë njerëz, do furnizojmë me armë Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti

“Flet shumë budallallëqe”, Trump ndryshon tonin ndaj

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur për herë të parë në mënyrë të qartë zemërimin e tij ndaj Vladimir Putin, duke paralajmëruar sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë. “Nuk jam i kënaqur me Putin. Ai po vret shumë njerëz dhe shumë prej tyre janë ushtarët e tij”, deklaroi Trump gjatë një mbledhjeje qeveritare, sipas mediave amerikane.

Më tej, ai shtoi se presidenti rus “po thotë një mori budallallëqesh” në lidhje me luftën në Ukrainë, duke përdorur një gjuhë të pazakontë për diplomacinë ndërkombëtare. Në të njëjtën linjë, Trump u shpreh në mbështetje të furnizimit të Kievit me armë: “Duam t’u japim armë mbrojtëse ukrainasve. Putin nuk po sillet mirë me qeniet njerëzore. Po vret shumë njerëz”.

Sipas “The Guardian”, Trump ka premtuar dërgimin e 10 raketave “Patriot” në Ukrainë, pas një ndërprerjeje të përkohshme të ndihmës ushtarake nga Pentagoni. Burime nga administrata amerikane konfirmojnë se furnizimet do të rinisin brenda pak ditësh.

Ky ndryshim i papritur i qëndrimit nga Trump vjen në një moment kritik për fushatën e tij elektorale dhe për balancat ndërkombëtare. Retorika e re e ashpër ndaj Kremlinit shihet si përpjekje për të riparuar perceptimin e mëparshëm se ai ishte i butë ndaj Rusisë, dhe për të pozicionuar veten si një mbrojtës i fortë i aleancës perëndimore përballë agresionit rus.

Lini një Përgjigje