TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2023, 15:50

“Fjala ‘vdekje’ përmendej 3 herë”, dalin detaje nga kontrata që 5 miliarderët firmosën për të udhëtuar me nëndetësen “Titan”

Shkruar nga Pamfleti

“Fjala ‘vdekje’ përmendej 3 herë”, dalin

Janë zbardhur disa detaje lidhur me kontratën të cilën duhet të nënshkruanin 5 miliarderët që humbën jetën në fund të oqeanit, në tentativë për të parë rrënojat e Titanikut.  

Sipas personave të cilët kanë provuar udhëtimin me nëndetësen Titan më parë, të gjithë personat duhet të nënshkruanin një kontratë, me anë të së cilës kompania hiqte nga vetja përgjegjësitë ligjore njëse diçka shkonte keq me udhëtimin ose ndonjëri dëmtohej gjatë tij.

Turistët që më herët kishin udhëtuar me nëndetësen e vogël Titan, janë shprehur se në kontratën e firmosur prej tyre, fjale “vdekje” përmendej 3 herë vetëm në faqen e parë, ndërsa kompania nuk jepte pothuajse asnjë siguri për jetën e tyre!

Mike Reiss dhe Alan Estrada, udhëtuan në vitin 2022 me nëndetësen Titan, për të parë Titanikun. Pas tragjedisë së javës së kaluar me 5 të vdekur, ata tanimë kanë zbuluar edhe kontratën që nënshkruan para se të niseshin në fund të oqeanit.

Kam firmosur se mund të ketë dështime që mund të shkaktojnë lëndime ose vdekje. Dhe se këto nuk ishin përgjegjësi e kompanisë. Aty ndjeva se po rrezikoja jetën”, tha Estrada.

Ishte një mision vetëvrasës dhe unë pata fatin që dola i gjallë”, tha gjermani duke kujtuar ekspeditën e rrezikshme.

Sipas personave që e kanë parë kontratën dhe e kanë firmosur atë, qartasi shkruhej se nëndetësja eksperimentale nuk është aprovuar ose certifikuar nga asnjë organ rregullator dhe mund të shkaktojë lëndime fizike, trauma emocionale ose vdekje.

Ende nuk dihet se si ka mundur kjo kompani të operojë për kaq vite ë treg pa asnjë certifikatë sigurie, por me aksidentin fatal që ndodhi një javë më parë ajo rrezikon më në fund mbylljen.

titan nëndetsaj miliarderët

Lini një Përgjigje