
Presidenti rus Vladimir Putin ka dalë sot në një komunikim për shtyp, pas tentativës së djeshme nga Wagner për grusht shteti.
Putin u ka dhënë mbështetjen e tij drejtuesve të lartë ushtarakë që Yevgeny Prigozhin donte të rrëzonte.
Në deklaratën e tij, Putin tha se është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes dhe ndihet i sigurt në realizimin e të gjitha planeve të saj në lidhje me operacionin special ushtarak.
Kujtojmë se, nisja e kryengritje së grupit Wagner, solli spekulime të shumta lidhur me presidentin rus Vladimir Putin, i cili thuhet se është arratisur nga Moska.
Sipas disa raportimeve avioni presidencial rus u largua nga Moska në orën 14:16 me atë lokalen. Mësohet se avioni u ngrit nga Aeroporti Vnukovo i Moskës dhe më pas u nis për në veri-perëndim të vendit, në një të quajtur Tver, rreth 180 km larg kryeqytetit.
Lini një Përgjigje