TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2023, 13:51

Rebelimi i Wagner, ish-kryeministri rus: Putinit po i vjen fundi

Shkruar nga Pamfleti
Rebelimi i Wagner, ish-kryeministri rus: Putinit po i vjen fundi
Mikhail Kasyanov dhe Vladimir Putin

Mikhail Kasyanov ishte kryeministër i Rusisë nën Putinin nga 2000-2004. Por që kur u shkarkua, ai është bërë një nga kritikët kryesorë të presidentit.

I pyetur nga BBC se ku mendon se do të shkojë Prigozhin, ai tha: “Mendoj se së pari do të shkojë në Bjellorusi, por mendoj se do të shkojë nga Bjellorusia në Afrikë dhe do të jetë diku në xhungël apo diçka e tillë.
“Zoti Putin nuk mund ta falë atë për këtë.”

Prigozhin, thotë ai, ka shkatërruar stabilitetin e Putinit dhe jeta e tij do të jetë nën “një pikëpyetje të madhe” si rezultat.

Për Putinin, thotë Kasyanov, ky është “fillimi i fundit… ai është në telashe shumë të mëdha tani”.

Në Rusi është marrë seriozisht marshimi i Prigozhin.Në Moskë u morën masa kundër terrorit, u publikuan pamje si u hapën hendeqe në autostrada, që të pengoheshin trupat  Wagner.

Sipas ARD, tolerimi i një ushtrie private si ajo Wagner lidhet me atë që Putini monopolin e pushtetit të shtetit gati e dorëzoi në duar private. Prigozhin u tolerua dhe u lejua të bënte punët e pista. Si në Ukrainë, në Siri, apo Afrikë. Zhvillimet dramatike të së shtunës janë një “goditje e rëndë për imazhin e Putinit”.

 

rebelimi i wagner putin

Lini një Përgjigje