TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2023, 13:34

Marshimi i Wanger drejt Moskës, eurodeputeti polak: Putin tani do të bëhet më autoritar dhe brutal

Shkruar nga Pamfleti

Marshimi i Wanger drejt Moskës, eurodeputeti polak: Putin tani do të

Eurodeputeti polak Radek Sikorski ka folur lidhur e situatën në Rusi. Ai u shpreh se Putini është dobësuar dhe njëkohësisht forcuar pas rebelimit të Prigozhin.

Gjatë një interviste për BBC, Sikorski u shpreh se dobësitë e Putinit dolën në pah kur një grup njerëzish të armatosur ishin në gjendje të kalonin mijëra kilometra të Rusisë që vështirë se sfidohej.

Gjithashtu ai tha se udhëheqësi rus tani ndoshta do të spastrojë ata që ai i shihte si të lëkundur, që do të thotë se regjimi i tij do të bëhet më autoritar dhe më brutal në të njëjtën kohë.

Kujtojmë se kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, nxori 20 mijë ushtarët e tij në rrugë, duke u rebeluar kundër pushtetit. Pasi mori kontrollin në qytetin Rosotv, ai deklaroi se do të marshojë drejt Moskës për të rrëzuar krerët e ushtrisë.

Por teksa e gjithë bota po përgatitej për një luftë civile të përgjakshme që mund të sillte katastrofë për të gjithë, Pirgozhin u tërhoq. Ai urdhëroi forcat e tij që të ndalojnë marshimin dhe të kthehen në bazat e tyre ushtarake, duke i dhënë fund aventurës.

Sipas mediave ndërkombëtare, ai që ka pajtuar gjaqet ka qenë Aleksandër Lukashenko. Ky i fundit, ka negociuar me të dyja palët dhe ka dhënë garanci se ushtria e Prigozhin nuk do të preket nëse ai tërhiqet.

radek sikorski putin marshim

Lini një Përgjigje