TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2023, 11:37

Zbardhet raporti sekret i CIA-s amerikane: SHBA dhe Putin ishin të informuar për revoltën e Prigozhin

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet raporti sekret i CIA-s amerikane: SHBA dhe Putin ishin të
Yevgeny Prigozhin

Agjencitë amerikane besojnë se presidenti rus, Vladimir Putin është informuar të paktën një ditë më parë se Prigozhini (dikur aleat i tij i ngushtë), ka qenë duke organizuar rebelimin.

Sipas Washington Post, agjencitë amerikane të spiunimit kanë vënë re që më herët se Yevgeny Prigozhin shefi i grupit mercenar rus Wagner, ka pasur synim të dalë kundër ushtrisë ruse që prej mesit të muajit qershor.

Ndërsa New York Times, raporton se informacioni ka qenë solid por edhe alarmues.

Në orët e vona të së premtes, forcat e Prigozhinit janë larguar prej kampeve të tyre në Ukrainë dhe kanë hyrë në Rusi, duke e marrë kontrollin e qytetin jugor Rostov-on-Don dhe më pas janë nisur drejt Moskës.

Papritur, avancimi është pezulluar pasditen e së shtunës dhe mediat ruse kanë njoftuar e trupat e Wagnerit do të kthehen në Ukrainë, ndërsa Prigozhin do të shkojë në shtetin fqinj, Bjellorusi.

Kremlini ka thënë se nuk do ta ndjekë penalisht Prigozhinin dhe as pjesëtarët e armatosur të Wagnerit.

Times shkruan se pasi zyrtarët amerikanë të inteligjencës e kanë zbuluar se Prigozhin është përgatitur për aksion ushtarak, ata kanë shprehur shqetësime për kaosin që do të mund të ndodhte në Rusi, shtet me arsenal të fuqishëm bërthamor.

 

shba putin revolte prigozhin

Lini një Përgjigje