TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2023, 15:42

Kryengritja e Wagner, Xi Jinping i shpreh mbështetjen Putinit

Shkruar nga Pamfleti

Kryengritja e Wagner, Xi Jinping i shpreh mbështetjen Putinit

Kina ka deklaruar se mbështet përpjekjet e udhëheqjes së Federatës Ruse për të stabilizuar situatën në vend.

Ditën e sotme, zëvendës ministri rus, Andrei Rudenko, u takua me ministrin e Jashtëm kinez, Qin Gang në Pekin.

Kina u shpreh se gatshme të mbështesë interesin e saj për forcimin e unitetit të Rusisë dhe prosperitetin e mëtejshëm.

“Kina shprehu mbështetje për përpjekjet e udhëheqjes së Federatës Ruse për të stabilizuar situatën në vend në ditën e ngjarjeve të 24 qershorit dhe përsëriti interesin e saj për forcimin e unitetit të Rusisë dhe prosperitetin e mëtejshëm”, tha Ministrja e Jashme ruse në një deklaratë të publikuar në profilin e saj.

Kujtojmë se kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, nxori 20 mijë ushtarët e tij në rrugë, duke u rebeluar kundër pushtetit. Pasi mori kontrollin në qytetin Rosotv, ai deklaroi se do të marshojë drejt Moskës për të rrëzuar krerët e ushtrisë.

Por teksa e gjithë bota po përgatitej për një luftë civile të përgjakshme që mund të sillte katastrofë për të gjithë, Pirgozhin u tërhoq. Ai urdhëroi forcat e tij që të ndalojnë marshimin dhe të kthehen në bazat e tyre ushtarake, duke i dhënë fund aventurës.

Sipas mediave ndërkombëtare, ai që ka pajtuar gjaqet ka qenë Aleksandër Lukashenko. Ky i fundit, ka negociuar me të dyja palët dhe ka dhënë garanci se ushtria e Prigozhin nuk do të preket nëse ai tërhiqet.

xi jinping mbeshtetje putin

Lini një Përgjigje