TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Nëntor 2024, 08:51

Fitorja e Trump, JD Vance: Do të bëjmë rikthimin më të jashtëzakonshëm ekonomik!

Shkruar nga Pamfleti

Fitorja e Trump, JD Vance: Do të bëjmë rikthimin më të

JD Vance, në një fjalim të shkurtër që mbajti pas Donald Trump në west Palm Beach të Floridës, tha se ky është rikthimi më i jashtëzakonshëm politik.

Vance, i cili u kandidua nga Trump për zëvendëspresident, deklaroi se do të bëjnë gjithashtu një rikthim të jashtëzakonshëm ekonomik.

“Zoti president, e vlerësoj që më lejoni t’ju bashkohem në këtë rrugëtim. Ju falenderoj për besimin, kemi qenë dëshmitarë të rikthimit më të jashtëzakonshëm në SHBA.

Nën drejtimin e presidentit Trump, s’do të ndalojmë së luftuari për ju dhe të ardhmen. Pas rikthimit të jashtëzakonshëm në historinë e SHBA, do të bëjmë rikthimin më të jashtëzakonshëm ekonomik nën drejtimin e Trump”, u shpreh ai.

 

Lini një Përgjigje