
Ish-presidenti Donald Trump parashikohet të marrë 302 vota elektorale, sipas New York Times.
Trump është shumë pranë fitores për të marrë një mandat të dytë, duke lënë pas kundërshtaren e tij, Kamala Harris.
Në projeksionet e fundit, para zyrtarizimit të rezultatit NYT parashikon se ka 95% shanse për një fitore të Donald Trump.
Ndërkohë që po fiton dhe në Pensilvani. Kjo është fitorja më e rëndësishme për Trump deri më tani. Ai ka 267 vota elekorale dhe është vetëm 3 vota larg pragut 270 për fitimin e presidencës.
Fushata e Harris e identifikoi Pensilvaninë si një nga tre shtetet e Rust Belt në “rrugën e saj më të qartë për 270 vota elektorale”.
Lini një Përgjigje