TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Dhjetor 2024, 07:07

Fitoi çmimin Nobel në vitin 2002; kush ishte Jimmy Carter, presidenti më jetëgjatë i SHBA-së

Shkruar nga Pamfleti
Fitoi çmimin Nobel në vitin 2002; kush ishte Jimmy Carter,
Jimmy Carter

Ish-presidenti i SHBA-së, Jimmy Carter, ka mbyllur sytë në moshën 100-vjeçare.

Ai ishte një avokat i demokracisë që luftoi për shëndetin global dhe të drejtat e njeriut.

Një demokrat nga Xhorxhia, Carter ishte presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA dhe shërbeu vetëm një mandat në Shtëpinë e Bardhë, pasi u mund më pas nga Ronald Reagan në 1981.

100-vjeçari i kaloi dekadat më pas duke u fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, përpjekje që i dhanë atij çmimin Nobel për paqe në 2002.

Vdekja e Carter vjen pasi gruaja e tij, Rosalynn Carter vdiq në nëntor 2023 në moshën 96-vjeçare.

Jimmy Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, një ndërmjetës i paqes në Lindjen e Mesme në kohën e tij.

Carter jetoi më gjatë se çdo president tjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara. Po ashtu ai pati edhe martesën më jetëgjatë- 77 vite me Rosalynn. 

Çifti kishte katër fëmijë dhe shumë nipër e mbesa. Pavarësisht sfidave shëndetësore në vitet e fundit, përfshirë trajtimin për kancerin e lëkurës, Carter vazhdoi të ishte aktiv në angazhimet humanitare dhe vijoi të jepte mësim në shkollë, deri pak para vdekjes së tij.

Demokrati Carter shërbeu si president nga 1977 deri në vitin 1981, një periudhë kjo gjatë së cilës u pa një krizë ekonomike dhe diplomatike.

Pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë me një mbështetje të ulët, Carter arrti që ta rregullonte reputacionin e tij me anë të punës humanitare në sajë të së cilës fitoi edhe Çmimin Nobel për Paqen në 2002. 

jimmy carter

Lini një Përgjigje