
Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën nga një shpërthim në një depo armësh pranë zonës industriale të Andhra, në periferi të Damaskut.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, Abdel Rahman, foli për një sulm të mundshëm izraelit në zonë, ndërsa ushtria izraelite e mohoi.
“Ne nuk jemi në dijeni të ndonjë sulmi nga ushtria izraelite në këtë zonë. IDF nuk e ka goditur këtë zonë”, tha një burim ushtarak izraelit.
“Të paktën njëmbëdhjetë njerëz humbën jetën në shpërthimin që mund të jetë shkaktuar nga një sulm izraelit. Pjesa më e madhe e viktimave ishin qytetarë sirian. Jemi akoma në kërkim të armëve dhe mjeteve të tjera ushtarake në mënyrë që sirianët të jenë të sigurt “, deklaroi Rahman.
Magazina e armëve në Andhra, 30 kilometra larg kryeqytetit sirian i përkiste forcave të regjimit të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad.
Sulmet ajrore kanë shënjestruar forcat e regjimit sirianë, por edhe pozicionet ushtarake dhe depot e armëve që përdoren nga grupet e armatosura të mbështetura nga Teherani.
Me mbështetjen e Iranit dhe Rusisë, Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad ka rimarrë shumicën e territorit që rebelët morën në fillim të konfliktit që nisi më 2011. Lufta në Siri ka vrarë mbi gjysmë milion persona dhe ka detyruar miliona të tjerë të zhvendosen.
Lini një Përgjigje