TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Dhjetor 2024, 19:25

Rrëzimi i avionit në Korenë e Jugut, CEO i kompanisë ajrore i kërkon falje familjeve të viktimave!

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzimi i avionit në Korenë e Jugut, CEO i kompanisë ajrore

Drejtori ekzekutiv i kompanisë ajrore të Koresë së Jugut, Jeju Air, Kim E-bae, u ka kërkuar falje publike familjeve të viktimave të incidentit ajror në aeroportin ndërkombëtar të Muanit në Korenë e Jugut.

Drejtuesi, i shoqëruar nga menaxherë të tjerë të kompanisë, u përul në shenjë respekti ndaj viktimave.

Avioni, i nisur nga Bangkoku me 181 persona në bord, doli jashtë piste dhe u përplas gjatë një uljeje emergjente. Vetëm dy persona arritën të mbijetojnë nga aksidentit tragjik në Korenë e Jugut. Pavarësisht kërkimeve, autoritetet shpallën zyrtarisht vdekjen e 179 personave, 4 prej tyre pilotë dhe staf i avionit.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një goditje nga tufa e zogjve. Një tufë zogjsh "mbuluan qiellin e pistës" para përplasjes, ka thënë një punonjës i aeroportit korean për mediat lokale, lidhur me aksidentin tragjik.

Lini një Përgjigje