
Presidenti Joe Biden ka reaguar pas tragjedisë me 179 viktima në Korenë e Jugut, pasi një avion doli nga pista dhe u përplas me murin.
Biden ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme për Korenë e Jugut. Presidenti i SHBA iu shpreh gjithashtu ngushëllimet familjarëve të viktimave.
“Si aleatë të ngushtë, populli amerikan ndan lidhje të thella miqësie me popullin e Koresë së Jugut dhe mendimet dhe lutjet tona janë me ata të prekur nga kjo tragjedi. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme”, tha Biden.
Ngjarja e rëndë në Korenë e Jugut është cilësuar si fatkeqësia më e madhe ajrore e vendit në dekada. Vetëm 2 persona arritën t’i mbijetonin tragjedisë, të dy anëtarë të ekuipazhit, ndërsa tre persona janë të zhdukur.
Dy personat që shpëtuan, u tërhoqën te bishti i avionit kur ndodhi shpërthimi.
Lini një Përgjigje