TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Dhjetor 2024, 19:45

Rrëzimi i avionit në Korenë e Jugut, ekspertët ngrenë dyshime; a ishte goditja e shpendëve shkaku i vërtetë?

Shkruar nga Pamfleti
Rrëzimi i avionit në Korenë e Jugut, ekspertët ngrenë
Pamje nga rrëzimi i avionit

Ekspertët ngrenë dyshime se sa ndikim mund të ketë pasur një goditje zogjsh në rrëzimin e fluturimit Jeju Air.

Një tufë zogjsh "mbuluan qiellin e pistës" para përplasjes, tha një punonjës i aeroportit korean për mediat lokale, lidhur me aksidentin tragjik që la pas 179 viktima. 

"Para aksidentit në mëngjes, një tufë zogjsh fluturuan deri në pikën që mbuluan qiellin mbi pistën e aeroportit. Të gjithë punonjësit thanë se ishte hera e parë që kishin parë kaq shumë zogj. Ata papritmas fluturuan nga jashtë aeroportit. Kjo zakonisht nuk ndodh", deklaroi punonjësi.

Një avion i ardhur nga Tajlanda, me 181 persona në bord, u përplas gjatë uljes në pistë. Por është ende e paqartë se cili është shkaku i rrëzimit më vdekjeprurës të avionit në tokën e Koresë së Jugut. Më shumë se 40 persona ishin midis 50 dhe 60 vjeç, 39 ishin mbi 60 vjeç, 32 ishin midis 40 dhe 50 vjeç, 24 ishin mbi 70 vjeç. Një 3-vjeçar është viktima më e vogël.

Mediat koreano-jugore raportuan se në mesin e viktimave është një familje prej 9 anëtarësh që kishin udhëtuar në Tajlandë për të festuar ditëlindjen e më të madhit të tyre. Në të njëjtin fluturim ishin tre punonjës të bashkisë dhe pesë pensionistë.

Ekspertët ngrenë dyshime se sa ndikim mund të ketë pasur një goditje zogjsh në rrëzimin e fluturimit Jeju Air.
Zyrtarët thanë se brenda pak minutash kulla e kontrollit paralajmëroi se disa shpendë u përplasën me avionin, ndërsa pilotët tentuan të ulen në pistë nga drejtimi i kundërt.

Avioni po përpiqej të kryente një ulje emergjente, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, pasi kishte dështuar në një tentativë të parë për shkak të një defekti në rrotat e uljes. Megjithatë, Boeingu nuk arriti të ngadalësohej, doli nga pista dhe u përplas me një mur, duke shkaktuar një shpërthim si pasojë e goditjes.

Rrëzimi i avionit në Korenë e Jugut, ekspertët ngrenë

"Në këtë pikë ka shumë më tepër pyetje sesa përgjigje. Pse avioni po ecte kaq shpejt? Pse nuk ishin hapur rrotat e avionit?", tha Gregory Alegi, një ekspert i aviacionit dhe ish-profesor në akademinë e forcave ajrore të Italisë.

Christian Beckert, një ekspert i sigurisë së fluturimit dhe pilot i Lufthansa, tha se pamjet tregonin se shumica e sistemeve të frenimit të avionit nuk ishin aktivizuar, duke krijuar një "problem të madh" dhe një ulje të shpejtë.

"Është me të vërtetë shumë e rrallë dhe e pazakontë të mos ulësh marshin sepse ka sisteme të pavarura ku mund ta ulim marshin me një sistem alternativ", tha ai.

“Një goditje zogu nuk kishte gjasa të kishte dëmtuar pajisjen e uljes ndërsa ishte ende lart, dhe nëse do të kishte ndodhur kur ishte ulur, do të kishte qenë e vështirë të ngrihej përsëri”, vijoi Beckert.

Eksperti australian i sigurisë së linjave ajrore Geoffrey Dell tha se nëse një tufë zogjsh do të ishte thithur në motor, ata nuk do të mbylleshin menjëherë, duke u dhënë kështu pilotëve pak kohë për të reaguar.

“Sigurisht që mund të ketë pasur një goditje zogu, por shanset janë të vogla që ky të jetë realisht shkaku i aksidentit”, shtoi Alegi.

Sipas ish-pilotit Marco Chan, vendimi për t'u ulur në pistë nga ana e kundërt ngriti më shumë pyetje për hetuesit.

"Është ndryshuar në drejtim të kundërt shumë vonë, gjë që shtoi ngarkesën e punës. Ka shumë aludime dhe hamendësime në këtë fazë të hetimeve", u shpreh ai./Përshtati "Pamfleti" nga "Sky News".

Lini një Përgjigje