TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Mars 2025, 21:16

“Fëmijët duhet të marrin mbiemrin e nënës”, propozimi i politikanit italian shkakton debat

Shkruar nga Pamfleti

“Fëmijët duhet të marrin mbiemrin e nënës”,

Një politikan italian ka propozuar një ligj që bebeve të porsalindura t’u vendoset automatikisht mbiemri i nënës së tyre. Ky propozim ka shkaktuar një debat, i cili nëse miratohet mund të shënojë shkëputjen nga tradita shekullore.

Dario Franceschini, ish-ministër i kulturës nga Partia Demokratike e qendrës së majtë tha se një legjislacion i tillë do të ndreqte një gabim historik për pabarazinë gjinore.

“Është një gjë e thjeshtë dhe gjithashtu kompensim për një padrejtësi shekullore që ka pasur jo vetëm një vlerë simbolike, por ka qenë një burim kulturor dhe social i pabarazisë gjinore”, tha Franceschini.

Por propozimi i tij mori një reagim të shpejtë nga zv.Kryeministri italian Matteo Salvini. Ai u tall duke thënë se ky ishte “Një nga prioritetet e mëdha të së majtës italiane. Le t’i fshijmë këta baballarë nga faqja e dheut, kështu do t’i zgjidhim të gjitha problemet”.

Ndërsa Federico Mollicone, pjesë e qeverisë së Giorgia Meloni, tha se propozimi tregoi një zhvendosje nga patriarkia në matriarki, por nuk e përjashtoi mundësinë që fëmijëve t’u jepen të dy mbiemrat e prindërve.

Lini një Përgjigje