
Miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates “sheh” zëvendësimin e shumicës së mjekëve dhe mësuesve me inteligjencë artificiale brenda dekadës së ardhshme, duke vënë në dukje se njerëzit nuk do të nevojiten më “për shumicën e gjërave”.
Në një intervistë në NBC "The Tonight Shoë", Gates tha se tani për tani ne ende mbështetemi te njerëzit në shumë fusha. Ne mbështetemi, për shembull, në një "mjek të shkëlqyer" ose një "mësues të madh", tha ai.
Por "me inteligjencën artificiale, në dekadën e ardhshme, kjo do të jetë falas, ne do të kemi këshilla të shkëlqyera mjekësore dhe mësime të shkëlqyera," shtoi ai, siç raportohet nga CNBC Neës .
Me fjalë të tjera, bota po hyn në një epokë të re, të cilën Gates e quajti "inteligjencë të lirë" në një intervistë tjetër me profesorin e Universitetit të Harvardit, Arthur Brooks. Siç pretendon ai, rezultati do të jetë përparim i shpejtë në teknologjitë e mbështetura nga inteligjenca artificiale dhe pritet të jetë e aksesueshme dhe të "prek" pothuajse çdo aspekt të jetës sonë, siç deklaroi miliarderi.
"Është një ndryshim i thellë dhe pak i frikshëm, sepse po ndodh kaq shpejt dhe nuk ka kufi," vuri në dukje Gates.
Dhe ndërsa industri të tëra tashmë kanë filluar të japin alarmin se do të humbasin vendet e tyre të punës, Gates është optimist për përfitimet e përgjithshme që inteligjenca artificiale mund t'i ofrojë njerëzimit, të tilla si "trajtimet revolucionare për sëmundjet vdekjeprurëse, zgjidhjet inovative për ndryshimin e klimës dhe arsimi me cilësi të lartë për të gjithë".
Siç thotë ai, disa punë ka të ngjarë të mos zëvendësohen kurrë nga AI, duke vënë në dukje se njerëzit ndoshta nuk do të duan të shohin makina që luajnë bejsboll.
Lini një Përgjigje