TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2025, 20:23

Çfarë po ndodh me Trump? Pas shqetësimeve mbi hematomën në dorë, Shtëpia e Bardhë njofton se do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po ndodh me Trump? Pas shqetësimeve mbi hematomën
Hematoma në dorën e Trump

Presidenti Donald Trump, 78-vjeçar, do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor gjatë javëve të ardhshme, thuhet në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të shtunën.

“Presidenti Donald J. Trump do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor rutinë muajin e ardhshëm në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare”, thuhet në njoftimin e datës 1 mars.

“Data e kontrollit mjekësor do të publikohet javët e ardhshme”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga mjeku i tij, Sean Barbabella, mjek ushtarak i karrierës që ka shërbyer në Afganistan dhe Irak.

Njoftimi vjen në një kohë kur kanë plasur aludimet mbi shëndetin e tij. Një hematomë e madhe në dorën e djathtë të presidentit Donald Trump është vënë në qendër të vëmendjes gjatë takimit që pati në fillim të javës me presidenitn macron. Pamjet kanë nxitur pyetje për shkakun e hematomës dhe gjendjen e përgjithshme të presidentit 78-vjeçar.

 

Lini një Përgjigje