Një hematomë e madhe në dorën e djathtë të presidentit Donald Trump është vënë në qendër të vëmendjes gjatë takimit me homologun francez.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, siç dokumentohet nga fotot e publikuara nga mediat amerikane, ka një mavijosje të dukshme në pjesën e pasme të dorës së djathtë. Hematoma u bë e dukshme gjatë takimit të së hënës me presidentin francez Emmanuel Macron, të pritur në Shtëpinë e Bardhë.
Pamjet kanë nxitur pyetje për shkakun e hematomës dhe gjendjen e përgjithshme të presidentit 78-vjeçar.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt dha një version zyrtar, për këtë lajm u u shpërnda shpejt në mediat amerikane.
"Presidenti Trump është një njeri i popullit, angazhimi i tij është i vazhdueshëm dhe ai e demonstron atë çdo ditë.
Presidenti Trump ka një hematomë në dorën e tij sepse punon gjatë gjithë kohës dhe shtrëngon duart gjatë gjithë ditës", sqaroi Leavitt
Ndërkohë NBC vëren se dora e djathtë e Trump është shfaqur në një gjendje jonormale edhe në dy raste të tjera, në gusht dhe nëntor të vitit të kaluar. Prania e hematomave ose skuqjes ishte vënë re edhe vitin e kaluar nga gazetat e tjera, teksa në fund të vitit të kaluar, në një intervistë për programin 'Meet the Press' të NBC News, presidenti deklaroi se do të publikonte të dhënat e tij mjekësore.
The White House is attributing a large bruise on the back of President Donald Trump's right hand to him shaking hands. https://t.co/YFYMRMfuZg
— NBC Politics (@NBCPolitics) February 25, 2025
Lini një Përgjigje